Kulaçi i Vitit të Ri
Të gjithëve ne këtë periudhë festash na duhet të përgatisim kulaçin,kush për ta ngrënë thjeshtë me djathë dhe gjalpë ose për të bërë përsheshin.Eshtë fare i thjeshtë per tu përgatiture,dikush e zë me kos dhe vezë dikush tjetër me pak gjalpë,dikush e bënë me miell misri,ose përziejnë dy miella,atë të misrit dhe të grurit. Unë e përgatisë gjithmon siç e bente gjyshja ime, të ulët,vetëm me ujë të ngrohtë dhe me pak sodë buke.Po ju lë me recetën:
PERBERSIT:
1 Kg miell gruri
1 lugë çaji kripë
1 lugë kafeje me sodë buke
pak ujë të ngrohtë.
PERGATITJA:
Në nje enë te bollshme zini brumin duke perziere miellin me kripën dhe sodën e bukës.Punojeni me duar duke shtuarë pak nga pak ujë të ngrohtë derisa brumi të formohet.Punojeni dhe disa minuta të tjera derisa sa të jet lisho dhe homogjenë,shtrohejini në një tepsi të lyer me pak vaj dhe miellë poshtë.Shtrojeni mirë me duar duke i dhëne një formë homogjene.Beni mbi sipërfaqen e tijë dekore me pirune që janë te detyrueshme 🙂 dhe vendoseni të piqet në temperaturen 200° për rreth 30 -40 minuta.
Kur të jete pjekur lëreni të kulloje dhe pastaj mbështilleni me një beze.Në këte menyre rri me i butë
Ju bëftë mirë 🙂
PS:mos harroni te vini brenda monedhen.