Kuinoa,vlerat e sajë
Përmban proteina me 9 aminoacidet esenciale, balanca e proteinave është e ngjashme me atë të qumështit. Kuinoa ka më shumë proteinë se orizi (7.5 për qind).
Burim i shkëlqyer i riboflavinës, e cila ul rrezikun e sulmeve të migrenës, duke përmirësuar metabolizmin brenda trurit dhe muskujve.
Luftëtarët inkas(luftëtar të perus) kishin më shumë staminë dhe shëroheshin më shpejt duke ngrënë fara të kuinoa-s, duke e kthyer këtë drithë në një superushqim të lashtë të vërtetë..
Është një antiseptik i mirë. Saponian tek kuinoa përdoret për të kuruar problemet me lëkurën në Amerikën e Jugut.
Nuk të shëndosh! Ka vetëm 172 kalori për çdo 1/4 gotë (24 e kalorive është proteinë dhe vetëm 12 nga sheqeri, pjesa tjetër janë karbohidrate komplekse, fibra dhe yndyrna të shëndetshme).
Nuk përmban gluten.
Karbohidrate me nivel të ulët të indeksit të glimecisë, kështu që nuk do të ndikojë apo ngrejë nivelin e sheqerit në gjak.
Kuinoa përmban dyfishë më shumë fibra se të gjithë drithërat e tjera. Siç dihet të gjithë fibrat njihen për trajtimin e kapsllëkut. Ato ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, duke ulur tensionin e lartë të gjakut dhe riskun për diabet. Fibrat ulin nivelet e glukozës dhe kolesterolit, po ashtu ndihmojnë për rënien nga pesha pasi jep ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë.
Kuinoa përmban hekur. Hekuri mban të shëndetshme qelizat e kuqe të gjakut dhe është bazë për formimin e hemoglobinës. Hekuri transporton oksigjenin nga një qelizë tek tjetra si dhe ofron oksigjen për muskujt tanë. Hekuri rrit gjithashtu funksionin e trurit. Hekuri sjell dhe përfitime të tjera për organizmin tonë si rregullimi i temperaturës së trupit dhe shtimin e energjisë.
Kuinoa përmban lysine, e cila shtë thelbësore për rritjen dhe riparimin e indeve.
Kuinoa është e pasur në magnez, i cili ndihmon në qetësimin e organizmin dhe parandalon migrenën. Magnezi redukton gjithashtu diabetin e tipit 2 duke nxitur kontrollin e sheqerit. Magnezi gjithashtu ka dhe veti të tjera për organizmin, rregullon temperaturën e trupit, detoksifikon organizmin, ndihmon në prodhimine energjisë së trupit si dhe në formimin e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm
Burimi:web