Kuinoa e tiganisur me perime dhe Salmon
Vaktë i lehtë dhe i shpejtë. Me përbërës të shëndetshëm dhe të shijshëm. Ndoshta zgjidhja e vetme në këto ditë të nxehta.
400 gr. salmon
2-3 kungulleshka
2-3 karrota
1 dorë domate të vogla
2 thelpinjë hudhra
1 gotë kuinoa
1 lugë e vogël kripe
pak piper
Pak majdanoz
2 lugë vaj ulliri
Shpëlani mirë kuinoan me ujë të bollshëm dhe vendoseni të ziejë në ujë me kripë për 15 minuta. Kullojeni dhe lëreni mënjanë.
Prisni kungulleshkat dhe karrotat në kubikë, domatet në katërsh dhe salmonin në copa të vogla. Vendosini të nxehen vaji me hudhrën e shtypur me dorë dhe sapo të jet gati shtoni kungulleshkat, karrotat dhe salmonin. Kaurdisini sëbashku për disa minuta, jo shumë pasi salmoni piqet shpejtë dhe perimet lërini pak të forta shtoni dhe domatet, kriposini shtoni piper të zi. Tani bashkoni dhe kuinoan dhe përzijini mirë që të lidhni shijet.
Hiqni hurdhërën dhe shërbejeni me majdanoz të grirë imët.
Konsumohet dhe e ftohtë si një sallatë verorë.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |