Krostat me marmalat dardhe
Ëmbëlsirat e thjeshta këto për mëngjes ose për zemër janë një pasion më vete. Jo sepse bëhen për dy minuta por dhe sepse i japin shtëpis ngrohtësin familjare me erën që lëshojnë gjate pjekjes. Unë e pasurova brumin duke i shtuar një miks aromash që e bëjnë këtë tortë shumë interesante në shije. Brumi nuk është me frollën klasike por një brisè për të që më krokante.
Për brumin:
400 gr. miell
200 gr. gjalpë i ftohtë
140 ml. ujë shumë i ftohtë.
100 gr. sheqer pluhur
një miks i bërë me 1 maj luge kanell, pjuhur karalìfili, xhenxhëfil
Për marmalatën:
800-900 gr. dardhë
1 limon
1 lugë gjalpë
sipas dëshirës 3-4 luge sheqer kaf por unë i hodha vetëm 2 pasi dardhët janë vet të ëmbla.
Pjesa tjetër:
1 e verdhë veze
Filimishtë përgatisni marmalatën duke qëruar dhe prerë dardhët në copa. Pastaj vendosini në një enë me fundë që nuk ngjitë dhe sht ni dhe gjalpin, sheqerin dhe lëngun e limonit. Lëreni të gatuhen shumë ngavash në zjarr të ulet derisa të zbuten. Pastaj jepini një të bluar derisa masa të copëtohet dhe të bëhet uniformë. Vendoseni përseri në zjarr derisa të trashet mirë. Hiqeni dhe lëreni të ftohet.
Përgatisni brumin duhe vendosur të gjithë përbërësit në një brumatriçe derisa të formohet një top. Ndani në dy pjesë njërën më të madhe se tjetra dhe mbështilleni me qese kuzhine. Lëreni të pushojnë në frigorifer për 30 minuta.
Kaloi koha e pushimit të brumit dhe marmalata është ftohur plotësishtë hapni pjesën e madhe të brumit me ndihmën e pak mielli dhe dy letrave kuzhine.
Vendoseni petën që hapët në tavën klasike të krostatës të lyer me miell dhe pak gjalpë. Shponi fundin e saj me pirunë dhe shtroni sipër marmalatën, shikoni pak vet me sy sa marmalat i duhet. Zakonishtë unë e lej një gishtë poshtë anëve.
Pjesën tjetër të brumit hapeni përsëri me ndihmën e pak mielli dhe letre kuzhine dhe prisni shirita ose forma të tjera. Këto shirira ose forma vendosni sipër krostatës në mënyrë të ndërthurur dhe sipërfaqen e tyre lyejeni me kujdes me një të verdhë veze të rrahur me pak qumësht ose ujë.
Piqeni në 180°C për 40 minuta ose kur shikoni që sipërfaqja është bërë e kuqerremtë.
Lëreni të pushojë dhe të ftohet para se ta shërbeni.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |