Krepa-receta bazë
Krepat janë një pet brumi me origjinë franceze.Të pjekura mbi një piastër,të ëmbela ose të kripura ato janë nje trend në kuzhinën tonë.Sot po sjellë për ju receten bazë të tyre si për krepa të kripur ashtu dhe për të ëmbël.
Krepat e kripur.
Për 12 -16 krepa:
3 vez
250 gr miell
40 gr gjalpë
500 ml qumësht
pak kripë
Në një enë të bollshme me anë të larta shtoni miellin duke e situr,pak kripë dhe qumshtin.Rrihini mire me rrahësin elektrikë ose me telin e kuzhinës derisa të keni një masë lisho.Pastaj shtoni vezët,përzijini përsëri dhe në fundë shtoni gjalpin e shkrirë.Rrihini derisa masa të jetë nje krem i lëngshëm dhe homogjen.Mbulojeni me qese kuzhine enën dhe lëreni të pushojë në frigorifer për të pakten 30 minuta.
Pas kësaj ngrohni mirë një piastër për krepa ose një tiganë me fundë që nuk ngjitë.Përzieni përsëri brumin e krepave dhe shtoni në tiganë një garuzhe.Rotullojeni tiganin në mënyre që të shpërndani gjithë brumin në sipërfaqen e tiganit.Lëreni pak sekonda sa të mpikset dhe të mari ngjyrën e artë dhe kthejeni petën e krepit.Vashdoni kështu për gjithë pjesën tjetër të mbetur.
Për krepat e ëmbël:
3 vez
250 gr miell
40 gr gjalpë
50 gr sheqer
pak vaniglie
500 ml qumësht
( sipas dëshires brumit mundë ti shtoni dhe pak kanell ose rum )
Në një enë të bollshme me anë të larta shtoni miellin duke e situr,sheqerin,vanilien dhe qumshin.Rrihini mire me rrahësin elektrikë ose me telin e kuzhinës derisa të keni një masë lisho.Pastaj shtoni vezët,përzijini përsëri dhe në fundë shtoni gjalpin e shkrirë.Rrihini derisa masa të jetë nje krem i lëngshëm dhe homogjen.Mbulojeni me qese kuzhine enën dhe lëreni të pushojë në frigorifer për të pakten 30 minuta.
Pas kësaj ngrohni mirë një piastër për krepa ose një tiganë me fundë që nuk ngjitë.Përzieni përsëri brumin e krepave dhe shtoni në tiganë një garuzhe.Rotullojeni tiganin në mënyre që të shpërndani gjithë brumin në sipërfaqen e tiganit.Lëreni pak sekonda sa të mpikset dhe të mari ngjyrën e artë dhe kthejeni petën e krepit.Vashdoni kështu për gjithë pjesën tjetër të mbetur.
Brumin e krepave mundë ta ruani në frigorifer një ditë të mbuluar me qese kuzhine kurse petat për 3-4 ditë
Ju bëftë mirë 🙂