Krepa me Nutella dhe luleshtrydhe
Për 12 krepa:
3 vezë
250 gr. miell
40 gr. gjalpë
500 ml. qumësht
Pak kripë
Nutella
Luleshtrydhe
Sheqer pluhur.
Në një enë të bollshme me anë të larta shtoni miellin, pak kripë dhe qumshtin.
Rrihini mire me telin e kuzhinës derisa të keni një masë lisho.
Pastaj shtoni gjalpin e shkrirë, përzijini përsëri dhe në fundë shtoni vezët një nga një.
Rrihini derisa masa të jetë një krem i lëngshëm dhe homogjen.
Mbulojeni me qese kuzhine enën dhe lëreni të pushojë në frigorifer për 30 minuta.
Ngrohni mirë një tiganë me fundë që nuk ngjitë.
Përzieni përsëri brumin e krepave dhe shtoni në tiganë një garuzhe.
Rotullojeni tiganin në mënyrë që të shpërndani gjithë brumin në sipërfaqen e tiganit.
Lëreni pak sekonda sa të mpikset dhe të marri ngjyrën e artë dhe kthejeni petën e krepit.Vazhdoni kështu për gjithë pjesën tjetër të mbetur.
Lyeni me Nutella, vendosni luleshtrydhet e prera, paloseni.
Dekorojeni sipër me Nutella, luleshtrydhe dhe sheqer pluhur,
….dhe ëmbëlsira juaj konfortuese është gati.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |