Krepa me çokollate dhe mjedra
Brum për krepa
300 gr çokolla e zezë
20 gr gjalpë
300 gr mjedra
Përgatisni brumin për krepa sipas kësaj recete.Coptoni çokollatën bashkojeni me gjalpin dhe vendoseni të shkrijë në banjomari.Kur të jet gati lëreni mënjanë.Pasi poqët brumin e krepave,lyeni petën me çokollatë dhe mbusheni me mjedra.Paloseni në katërsh ose në formë roleje
Sipër spërkateni me sheqer pluhur dhe akoma çokollatë nëse keni dëshirë.
Ju bëftë mirë 🙂