Krepa me çokollate dhe banane
Kaq të dashur krepat me çokollatë dhe banane.Për mua janë nje “comfort food” dhe pse spara i kam qef ëmbelsirat.Po këto janë të ëmbla aq sa duhen 😉 Po ju lë me recetën.
50 sheqer
3 vezë
500 ml qumesht
250 gr miell
pak vanilje
60 gr gjalpë
3-4 banane
300 gr çokollat të zezë
sheqer pluhur për dekorim
Pikë së pari bëni bazën e krepave sipas kësaj recete.Ndërkohë që brumi i krepave pushon, shkrini çokollatën.Bëjeni në copa të vogla dhe përzijeni me 20 gr gjalpë dhe vendoseni të shkrijë në banjo mari.Ruajeni mënjanë.Prisni bananet në feta.Përgatisni krepat duke lyer çdo pet krepi me çokollate të zezë dhe sipër vendosni feta bananesh.Palosini në katërsh dhe sipër spërkatini me sheqer pluhur.
Shërbejini menjëherë.
Ju bëftë mirë 🙂