Krem proshuti te pjekur
Kremi i proshutit eshte nje baze e perkryer per te pergatitur antipasta te ndryshme.Apo thjesht ta servirni te tille te shoqeruara me perime te gjalla ,krekers etj.Eshte fare i thjesht dhe pergatitja e tij nuk te merre kohe.Mund ta pergatisni ne sasi qe deshironi dhe ta ruani ne nje ene ermetikishte te mbullyr ne frigorifer per disa dite.
PERBERSIT:
250 gr proshut i pjekur
150 gr djath i bute tip philadelphia
50 gr djath parmigiano i grire ose cdo lloj tjeter kaçkavalli
50 gr gjalp
krip dhe piper i zi
PERGATITJA:
Prisni proshuten dhe vendoseni ne mikser bashk me te gjithe perbersit e tjere dhe grijini ne maksimumin e shpejtesise deri sa te perfitoni nje krem lisho dhe homogjen.Vendoseni ne nje gote per servirje dhe mbulojeni siper me qese kuzhine.Vendoseni ne frigorifer te pakten 2 ore para se ta servirni.
Ju befte mire 🙂