Krem me çokollatë – ganache
Kremi ganache (ganash) është një përgatitje tipike franceze. Lindi shumë rastësishtë në një pastiçeri kur gabimishtë një nxënës pastiçier derdhi qumshtin e nxehtë në një enë ku ndodhej çokollata e zezë. Chef-i i tij u nxehë aq shumë sa e quajti të metë (ganache) nxënësin e tijë që po mundohej të rregullonte dëmin duke përzier gjëra të tjera dhe krijoj kremin e famshëm ganache (ganash)
400 ml. pana të freskët
400 gr. çokollatë të zezë
50 gr. gjalpë në temperatur ambienti
Përgatitni kremin e çokollatës, duke vendosur panën të ngrohet mbi zjarr. Shtoni në të dhe çokollatën e copëtuar. Përziejeni derisa çokollata të shkrijë e gjitha. Shtoni dhe gjalpin në të dhe kalojeni të gjithë enën në “banjomari”, me akull dhe ujë dhe përziejeni kremin me rrahësin elektrik, për rreth 10 minuta, derisa të bëhet pak me shkumë dhe i ndritshëm. Lëreni të ftohet plotësisht dhe vendoseni në frigorifer për ta përdorur për përgatitjet tuaja.