Krahë pule të thekërisura në furrë
Është e mundur që të keni krahë pule krokant dhe pa i skuqur. Duhen disa hile të vogla dhe do ja arrini, mbi të gjitha do keni ushqimin me më pak kalori se të skuqura dhe në shtëpi nuk do ndjeni as erën e skuqjes dhe as do bëni sobën pis. Për këtë ka dy mënyra.
Mënyra e parë:
krahë pule
kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri
pak paprika
erëzat që dëshironi (unë i shtova rozmarinë të thatë dhe trumëz)
Për mënyrën e dytë:
krahë pule
miell
kripë dhe piper i zi
erëzat që dëshironi
pak vaj ulliri
Për mënyrën e parë zieni krahët e pulës dhe lërini të ftohen pastaj përziejini me pak vaj, piper të zi, paprika, erëza të tjera që deshironi dhe përzijeni mire me duar. Vendosni në telin e sobës të veshur poshtë me letër alumini dhe piqini në furrën e ngrohur më parë në 25° për 30 minuta ose derisa shikoni që jan thekërisur mirë. Mund dhe ti ktheni me kujdes nga gjysma e pjekjes për të pasur një pjekje uniforme.
Mënyra e dyte: Në një enë përzieni miellin me erëzat, kripën, piperin dhe shtoni në të krahët e pulës. Përziejini mirë që mishi të luhet nga të gjitha anët dhe vendosini ne telin e furrës të veshur nga poshtë me letër alumini. Shtoni sipër pak vaj dhe piqini në 200° per 40-50 minuta, nga mesi kthehini nga ana tjeter dhe nëse është akoma e nevojshme spërkatini sipër akoma me pak vaj.
Shërbejini të ngrohta me një sallate stine dhe një birrë të ftohtë 😉
Ju bëftë mirë 🙂