Kos me tërsherë dhe hurma
Të them që do ta dashuroni është pak. Për mua është fantastike, shije e përkryer për të nisur mirë ditën me një mëngjes të shijshëm.
150 ml. kos
4 lugë tërshër
1 hurmë e qullët
1 dardhë e vogël
pak bajame
1 lugë e vogël kanell
Disa kokrra shege
Përgatiteni një natë para tërshërën duke e përzierë me hurmën e qullur, dardhën e prerë në copëza të vogla, kosin, dhe kanellën. Përzijeni mirë, sipër vendosni kokrra shege dhe fleta bajamesh dhe vendoseni në frigorifer të mbuluar me një qese celofoni.
Në mëngjes e keni gati për ta kosumuar.
Mëngjes të mbarë 🙂
Submit your review | |
Kos me tërsherë dhe hurma
Average rating: 0 reviews