Konsumi i Preshit
Studime të ndryshme kanë zbuluar se preshi ndihmon në rastet e alergjisë, anemisë, astmës, arterosklerozës, sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, bronkitit, mbipeshës, humbjes së oreksit, depresionit, impotencës, nivelit të lartë të kolesterolit, gurëve në veshka, kollitjes, parandalimit dhe shërimit të kancerit, sterilitetit, ftohjes dhe gripit.
Konsumohet i freskët, e mund edhe të zihet, të shtohet në supë, sallata, pite dhe është ideal për ushqime të yndyrshme, sepse e lehtëson tretjen. Është i pasur me kalium dhe natrium, ndërsa secila pjesë e kësaj perime është njëjtë e shijshme dhe e shëndetshme.
Pjesa e bardhë është e pasur me sheqere natyrale, fruktozë dhe sakarozë, e për këtë arsye ka një shije paksa të ëmbël e aromatike.
Pjesa jeshile e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që e forcojnë imunitetin, kështu që është e rëndësishme që të konsumohet në periudhën e ftohtë të vitit, kur jemi më shpesh të ndjeshëm ndaj viruseve, ndërsa ekspertët këshillojnë që të konsumohet i freskët ose që të zihet shumë shkurt në ujë ose të fërgohet në vaj, për të mos ia avulluar substancat ushqyese, para së gjithash vitaminat C dhe A.
Info: web