Kokteil me portokalle të kuqe
2 pjesë verë të thatë të gazuar
100 ml lëngë portokalli i kuq i ngrirë
copa akulli
mëndër
sheqer kaf
2-3 feta portokall të kuq
Pasi shtrydhët portokallin vendoseni lëngun e tijë të ngrije paksa derisa të grimëcohet. Lyeni anët e një gotë servirje me limon dhe rrutullojeni gotën në sheqer kaf që ti ngjitet rreth buzëve të saj.
Te gota shtypni 2 gjethe mëndre me 1 lugë të vogël sheqer kaf dhe një fet portokalli të qëruar për së gjalli. Shtoni lëngun e portokallit të ngrirë paksa, verën e thatë të gazuar e nja dy copëza akulli.
Shërbejeni.