Kofshë gjeli deti e mbushur me përshesh
Një recet e rinovuar e gjelit të Vitit të Ri për të gjithë ju që si unë jan pak veta në shtëpi e sduan të heqin dorë nga tradita. E risolla në një mënyrë të thjeshtë me pak kosto dhe me shije të re duke i shtuar përsheshit dhe kërpudha porçini. Ka një shije të shkëlqyer. Në varësi të kofshës që keni blerë receta mund të jet e përshtaçme dhe për 2-4 veta. Për pastrimin e kofshës nga kocka mund tju bej gati dhe kasapi juaj në të kundërt me pak durim mundohuni zhvisheni vet nga kocka. Niset nga pjesa e brëndëshme e kofshës dhe fillimi i saj duke bërë prerje sa më afër kockës nga të dyja anët deri në fund të saj, te këmba dhe tendinat. Hiqeni me kujdes duke u munduar mos bëni të çara te lëkura pasi mbushja ju del jashtë gjat pjekjes. Atëher jeni gati për recetën???
1 kofsh gjeli deti
Kripë dhe piper i zi
2 lugë gjalpë temperaturë ambjenti
2 qep të ëmbla
2-3 kërpudha porcini
Një tuf e vogël me mëndër
Kripë dhe piper i zi
1 lugë gjalpë
Lëngë gjeli, të cilin do ta bëni me kockën e kofshës që hoqët
Për salcën “gravy” grevi me limon:
Yndyrën që do ngeli nga pjekja
1 limon
1 lugë miell
Kripë dhe piper i zi
Kockën e gjelit vendoseni të zije me pak kripë derisa të shkrihet mirë për rreth 1 orë. Pastaj filroni lëngun dhe ruajeni mënjanë. Kur të ket kulluar mirë dhe ka formuar yndyrën sipër mblidhjani me kujdes dhe ruajeni mënjanë dhe këtë
Pasi keni pergatitur kulaçin sipas kësaj recete merrni rreth 200-300 gr. nga ai dhe shkërmoqeni, ruajeni mënjanë.
Grini imët qepën, kërpudhat, mëndrën dhe vendosini të kavërdisen me pak gjalpë dhe yndyrën që hoqëm nga lëngu i gjelit. Kavërdiseni mirë derisa të zbuten dhe shtoni 1 garuzhe nga lëngu i gjelit. Pasi janë zbutur mirë shtoni përsheshin dhe kavërdiseni ngadal ngadal në zjarrë të ulët derisa të zbutet. Kriposeni dhe shtoni piper të zi. Nëse është akoma i fortë shtoni një garuzhe lëng gjeli. Përzijeni derisa të përthahet hiqeni dhe lëreni të ftohet.
Kofshën e gjelit hapeni në një tavoline pune dhe rriheni me rrahësen e mishit që të bëhet e butë dhe e njëtrajtshme. Kriposeni dhe shtoni piper të zi. Mbusheni me përsheshin aq sa mendoni që ju lejon ta mbështillni lehtësishtë. Mblidheni në formën e një rostoje dhe lidheni me spango kuzhine që mbushja gjatë pjekjes mos tju dali.
Lyeni siperfaqen me gjalpin e butë dhe kriposeni mirë. Vendoseni në një tavë të thell të lyer me pak gjalpë dhe vendoseni të piqet në 180° C sa të skuqet mirë pastaj uleni gradët në 160°C dhe njomni sipërfaqen e kofshës herë pas here me pak lëngë mishi të përzier me verë dhe lëngë limoni. Lëreni të piqet për rreth 2 ore.
Ndërkohë veçmas përgatisni salcën grevi duke skuqur miellin me pak gjalpë dhe shtoni në të lëngun e kofshes që po pjekim dhe pak nga lëngu i kockave që ziemë më parë. Shtoni lëngun e limonit, kripë dhe piper të zi përzijeni mirë dhe lëreni mbi zjarrë derisa të trashet paksa.
Kur kofsha të jet gati shërbejeni të prerë në feta me kontornon që dëshironi me për dhe salcën e ngrohtë.
Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Festat 🙂