Kofshë gjeli deti e mbushur me garniturë patatesh dhe qepujka
E shikoni sa dhurata kam unë për ju, po ju për mua çdo më dhuroni 😛 Ktë pjatë do doni vërtet ta përgatisni për festat tuaja. Unë zgjodha kofshën pasi është më e shijshme por ju mund të zgjidhni dhe gjoksin.
1 kofshë gjeli deti e madhe rreth 500 gr. të zhveshur nga kocka, mund tja hiqni vet me kujdes ose ta blini të gatshme nga kasapi juaj.
500 gr. Spinaq
2 karrota
200 g. Pançetë e prer hollë në shirita
kripë dhe piper i zi
një tufë trumëz
Për kontornon:
500 gr. Patate të reja ose normale
500 gr. Qepujka
1 dorë mana dëllinje
pak vaj ulliri
disa dege rozmarine
gjethe dafine
Qëroni karrotat dhe jepini një val të shpejt. Ruajini mënjanë.
Kavërdisni paska në tigan spinaqin me pak vaj derisa të ulin volumin. Kriposeni dhe shtoni piper të zi dhe lëreni të humbi gjithë ujin e tijë të vegjetimit. Ruajeni dhe këtë mënjan.
Hapeni kofshën e gjelit të zhveshur nga kocka dhe rriheni mirë me rrahësen e mishit që të hollohet sa më shumë. Me kujdes hiqini dhe lëkuren nga ajo.
Në tavolinën e punës sipër një letre kuzhine bëni një shtres me fletet e pançetës. Sipër vendsoni kofshën e hapur duke llogaritur anën nga e cila do ta mbështillni. Kriposeni, shtoni piper të zi dhe gjethet e tumëzës.
Sipër mishit bëni një shtres me spinaq dhe në mes rendisni për së gjati karrotat.
Tani duke u ndihmuar dhe me letrën e kuzhinës mbështilleni në formën e një roleje. Mundohuni ta mbështillni sa më ngjeshur. Lidheni në disa vënde me spango kuzhine që mos ju hapet.
Trasferojeni me kujdes në tavë të thellë gjithmon me letrën poshtë dhe shtoni pak fare vaj sipër që të thekëriset pançeta. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30 minuta.
Dërkohë qëroni patatet dhe pritini ne katërsh vendosini në një enë të madhe, shtoni dhe qepujkat në të, 2 lugë vaj, kripë, piper, gjethe trumëze dhe përzijini mirë me duar që përbërësit të lyhen me vaj.
Pasi kaluan 30 minuta, nxirni tavën nga furra dhe hiqini të gjithë yndyrën që është krijuar nga pjekja. Vendosni te tava dhe patatet me qepujkat, shtoni disa deg rozmarine dhe manat e dëllinjës. Lëreni të piqet përsëri në 180°C për rreth 50 minuta ose kur shikoni që patatet janë pjekur dhe kofsha është thekëriur mirë.
Shërbejeni të prerë në feta të dekoruar me degë rozmarine dhe dafine.
Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Festat 🙂
Submit your review | |