Kofsha pule të skuqura në mënyrë amerikane
Kjo është receta më pak e shëndetëshme që kam realizur ndonjëher por shumë ngushëlluese. Teknika e gatimit vjen nga amerika dhe mishi skuqet në shumë vaj në furre. Rezultati një pulë e thekërisur mirë nga jashtë dhe e butë nga brënda. Amrikanët në këtë mënyrë realizojnë në oborret e tyre gatimet e gjelit të detit për “Ditën e Falenderimeve” Për këtë mënyrë gatimi ka në treg dhe pajisje të përshtaçme për ti gatuar jashtë dhe për pasur erën e vajit në shtëpi
2 kofsha pule të medha
1 lt. vaj kikiriku
miks erëzash (paprika, piper i zi, hurdhër e thatë e bluar, pluhur rozmarine)
kripë
Kofshat e pulës i pastoni mire dhe i thani ujin e tepërt me letër kuzhine, pastaj i lyeni mirë me kripë dhe miksin e erëzave sipas dëshirës.
Në një enë të thellë të përshtaçme për furrë e mbushni me vajin dhe e vendosni në furrë të nxehet mirë në 180° kur e shikoni që është gati shtoni në të kofshat e pulës, mbulojini me kapak dhe lërini të skuqen për rreth 2 ore të mira derisa kan marrë ngjyrën e kuqerremtë. hiqini kullojini nga vaji duke i lën në një pjatë me letër kuzhine poshtë.
Shërbejini me patate furre, patate të tiganisura ose me ç’të dëshironi.
Ju bëftë mirë 🙂