Kofsha pate me salce soja
Pata siç e dime ka nje mish karakteristik dhe paksa te veçant.Behet gjithmon shume i mire kur gatuhet ne shije te kripur-dhe te embel njekosishte .Une e pergatita me salce soje te embel e cila jo vetem qe mbajti mishin e saj te bute por dhe e karamelizoi duke i dhen nje ngjyre teper te kendeshme.Mund ta shoqeroni me perime te ziera ose zgare. Une e solla me oriz.
2 kofsha pate
4 lug sals Soja te embel
1 qep
200 ml leng vegjetal
vaj ulliri
krip dhe piper i zi sa na mjafton
Ne nje ene me pak vaj ulliri (sepse lekura e pates eshte vete shum e yndyrshme)vendosni mishin e pates dhe skuqeni mire nga te dy anet,Prisni qepen ne rrath shum te holl dhe shtojeni ne ene duke e perzier qe mos e len te digjet,shtoni pak kripe dhe kur te jet i skuqur nga te dy anet shuheni me salsen e sojes.Ktheheni nga te dy anet qe te karamelizohet mire.(Ne munges te salces se sojes mund te shtoni nje gote vere te kuqe te embel dhe gjysem luge sheqer ose mjalt.)
Kur salca te jet avulluar shtoni lengun vegjetal dhe lerini te ziej ne zjarr te avasht me kapak deri sa te perthahet dhe ne fund te enes te jet formuar nje salce e trashe me ngjyre karameli.
Sherbeheni te nxehte me salcen e vet duke e zbukuruar pjaten sipas deshires.