Kofsh qingji me patate ne furre
Nje pjate qe ben figuren e saj nese serviret ne nje pjantanz te madhe.Fare e Thjesht per tu pergatitur dhe me shum pak perberes.Ideale per nje drek te djelen me familjen
- 1 Kofsh qingji reth 1 kg e gjysem
- nje tuf koper
- 1 kg patate
- krip dhe piper
- vaj ulliri
- lengu i 1 limoni
Nxehim soben ne 160 grad.Pastrojm kofshen e Gjingjit e kriposim mire nga te gjitha anet dhe e presim ne disa vende jo shum thell.Siper e lyejm me pak vaj ulliri dhe e vendosim te piqet.Shtojm dhe disa fije koper .Her pas here e lyejm me leng limoni te perzier me pak vaj ne menyre te till qe mishi mos na thahet.e lem te piqet per reth 40 minuta.
Nderkoh qerojm patatet ,i presim ne kubik i shperlajm mire qe tju hiqet amidoni.Dhe pasi kan kaluar 40 minuta qe mishi eshte ne furre,ngrejm temperaturen e sobes ne 200°,shtojm patatet,i kriposim,shtojm koperin ,piperin,pak fare vaj ulliri siper dhe i vendosim perseri ne furr per 30 minuta ose deri sa mishi te kete marr ngjure te kuqerremt dhe patate te jene bere krokante.
Sherbejeni mishin dhe patate e nxehta.
Ju befte mire 🙂