Kima
Kima ështe nje llojë salc që përdoret gjeresishtë në kuzhinën si për mbushje,salsë shoqeruse për makarona të ndryshme etj.Kryesisht pergatitet me mish të kuq por në kuzhinën moderne përgatitet dhe kima e bardhë e perbërë nga mish shpendësh,lepuri ose peshku.Poshte po ju lë recetën e kimës klasike.
500 gr mish i grirë viçi ose derri
1 qep e madhe
2 karrota
1 degë selinoje
1 gotë vere e kuqe
4 lugë gjelle salsë domatesh
250 ml lënge mishi ose uje
kripe dhe piper i zi
1 thelpi hurdhër.
vaj ulliri.
Grini qepën,selinon dhe karrotën imët me mikser dhe vendoseni të kavardiset me pak vaj ulliri,shtoni mishin e grirë dhe hurdhërën e plotë të shtypur me dore,trazojeni herë pas here që mos ju digjet dhe kur shikoni që mishi është skuqur shuani me verë të kuqe.Shtoni salcën e domateve dhe kavardiseni akoma disa minuta të tjera pastaj shtoni lengun e mishit ose ujin. Uleni zjarrin ne minimum dhe lëreni të gatohet duke i vendosur dhe kapakun tenxheres për rreth 40-80 minuta.
Ju befte mire 🙂