Kerpudha pikante në tigan
Një kontorno me shumë shije e dhe e lehtë për tu pershtatur me çdo pjate që do shoqerojë.
PERBERSIT:
700 gr kërpudha pylli (porcini )
3-4 lugë vaj ulliri
1 spec djegës i freskët
kripë dhe piper i zi
nje tufë e vogël majdanoz.
2-3 thelpinjë hurdhër
PERGATITJA:
Pastroni kërpudhat dhe pritini në feta të holla me gjithë trungun e tyre.Grini hurdhërat dhe specin djeges,shtojeni te një tigane me vajin e ullirit, vendoseni të aromaniziohet në zjarrë të mesëm.Shtoni dhe kërpudhat dhe përzihini her pas here.Mbuloni me një kapak dhe lërini të gatuhen në zjarre të ulët. Kur të jene gati rregulloni me krip dhe piper të zi. Servirini me majdanoz të grirë sipër.
Ju bëfte mirë 🙂