Këmbë derri në furrë
Gjithmon më pëlqenë të testoj shije të reja dhe nëse ju e pëlqeni mishin të shoqëruar me fruta të pjekura atëherë provojeni dhe do ngeleni të mahnitur. Një pjatë festash, unë futa disa shkopa kanellë për ti dhënë edhe më shumë shije. Nëse s’ju duket kombinimi përfekt për shijet tuaja mund të mos i fusni as kanellën e as frutat, ta bëni thjeshtë me patate. Kostot e kësaj recete janë minimale.
1 këmbë derri pjesa e pulpës rreth 1 kg.
2-3 ftonjë
2-3 feta kungull të verdhë
2 mollë majoshe
5-6 patate
2 shkopa kanelle
degë rozmarine
2 qep
1 deg selino
2 karrota
vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
1 gotë verë të bardhë
Këmbën e derrit vendoseni të ziejë në ujë të bollshëm me qepët, karrotat, degët e selinos, pak kripë për rreth 1 orë.
Hiqeni dhe vendoseni në një tavë ku do të shtoni kripë, piper, vaj ulliri dhe verën e bardhë. Vendoseni të piqet në 200° për rreth 40-50 minuta. Ndërkohë prisni ftonjtë dhe mollën në katërsh dhe qërojini nga farat. Patatet gjithashtu në katërsh dhe kungullin në copa të mëdha. Vendosni të gjitha bashkë në një enë të madhe ku do të shtoni kripë, piper dhe nja 3 lugë vaj ulliri. Përzijeni mirë dhe shtoini te tava ku është këmba e derrit. Vendosni dhe kanellën brënda dhe rosmarinën, ulni temperaturën e sobes në 160° dhe lëreni të piqen derisa shikoni që jan gati. Rreth 1 orë i duhen pak a shumë.
Shërbejeni mishin me kontornon e tijë.
Ju bëftë mirë 🙂