Kek tigani me hime tërshëre dhe çokollate
Kjo recetë përveç se është shumë e shëndetshme pikërishtë me shtimin e himeve të tërshërës në të është një alternativ ndërmjet një pjate për mëngjes ose një ëmbëlsire të lehtë pas darkës. Zgjedhja ështe e juaja.
100 gr. çokollatë e zezë
2 vezë
100 gr. miell tërshëre
2 lugë mjaltë
2 lugë qumësht
Pjesa tjetër:
luleshtrydhe
mjaltë
Nga mielli i tërshërës hiqni 3 lugë dhe pjesën tjetër siteni për të përfituar himet të cilat do ti shtojmë te pjesa e miellit që hoqëm mënjanë.
Shkrini çokollatën me qumshtin, rrihni vezët mirë me mjaltin dhe shtoni të ajo çokollatën e shkrirë, pastaj miellin me himet, përzijeni mirë. Vendosini të nxehet një tigan me fundë që nuk ngjitë dhe shtoni në të një garuzhde nga brumi. Lëreni të piqet nga një anë në zjarrë të ulët derisa të formohen bulzat dhe ktheheni me shumë kujdes. Piqeni pak sekonda dhe nga kjo anë. Sherbejeni me copa luleshtrydhe dhe mjaltë sipër.
Mëngjes të mbarë 🙂