Kek me qershi
Kur themi Kek mëndja na shkon te përgatitja më e thjeshtë që ekzistonë. Ndaj nuk ka më të thjeshtë se kjo recetë. E përshtaçme për mëngjes, si ëmbëlsirë për fëmijët dhe për të shoqëruar kafen ose çajin e pasditës.
300 gr. qershi të pastruara nga bërthama
2 vezë
100 gr. sheqer
50 gr. gjalpë i shkrirë
1 gotë qumësht
250 gr. miell
1 pako vanilje
1 pako pluhur pjekës për ëmbëlsira
1 lugë të vogël me lëkura limoni të grira në rende
Për dekorin:
sheqer pluhur
mëndër
Përzieni vezët me sheqerin derisa të bëhen shumë të fryra dhe shkumoze, shtoni gjalpin e shkrirë dhe përzijeni vashdimishtë derisa të lidhen bashkë. Shtoni qumshtin dhe lëkurat e limonit.
Përzieni miellin me vaniljen dhe pluhuri pjekës dhe shtojeni te masa me vezë duke e situr. Përzijeni me një spatul kuzhine që mos i ulni volumin.
Lyeni një tavë me diametër 28 cm me gjalpë dhe pluhuroseni me miell. Shtoni brumin në të dhe zhysni me kujdes një nga një qershitë
Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30-40 minuta.
Pluhuroseni me sheqer pluhur dhe dekorojeni me gjethe mëndre para se ta shërbeni.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |