Kek me portokall
Një kek i përshtaçëm në çdo kohë,si për zemer ashtu dhe për mengjes.Përgatitjani fëmijve tuaj për ta marre me vete në shkollë kështu do evitoni që ata të blejn produkte të paketuara te kioskat e shkollës.
300 gr miell
100 gr sheqer
70 gr gjalpë temperaturë ambjenti
3 vezë
100 ml lëngë portokalli
lëkura 1 potokalli
1 pako me pluhur pjekës për ëmbëlsira
sheqer pluhur për dekorin
pakëz kripë
Punoni me rrahësin elektrikë gjalpin me sheqerin dhe pastaj shtoni vezët një nga një.Rrihini akoma derisa të bëhet një masë shkumoze.Shtoni duke situr miellin e përzier me pluhurin pjekës dhe pak kripë.Përzijeni derisa të keni një brumë homogjene.Shtoni lëkurën e portokallit të grirë me rende vetëm pjesën portokalli.Shtoni dhe lëngun e portokallit.Përzjeni akoma.Lyeni një tavë keku me pak gjalpë dhe pluhroseni me miell.Shkundi miellin e tepërt dhe hidhni në të brumin.Piqeni në furrëne nxehur më parë ne 180° për 30 minuta.Lëreni të kullojë, të ftohet dhe shërbejeni sipër me sheqer pluhur.
Për një ëmbëlsirë më të përpunuar mjafton të karamelizoni lëkurat dhe fetat e portokallit me pak sheqer dhe shtoni pak lëngë portokalli.Lëreni mbi zjarrë derisa të formohet një sherbet i veshur dhe hidheni sipër një fete keku.
Ju bëftë mirë 🙂