Karrota furre, një kontorno perfekte për ditët e vjeshtës
Me pak përbërës një perime e tillë që shumë herë është vetëm një përbërës ndihmës e një recete, këtu bëhet protagonistja shumë e shijshme.
300 gr. karrota te vogla
1 luge gjalpë
2 luge mjaltë
2 lugë mustard
1 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
lëngu i 1 limoni
1 lugë e vogël kripë
pak piper të zi
një tufë e vogël kopër
Qëroni karrotat dhe vendosni të ziejnë në ujë me kripë për 10 minuta.
Hiqni dhe vendosni në një enë.
Shkrini gjalpin dhe përzijeni mjaltin, mustardën, lëngun e limonit, kripë, piper, vajin dhe shtojani sipër karrotave. Përzijeni mirë e mirë me duar dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë.
Piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30 minuta ose kur shikoni që janë thekërisur mirë sipër dhe janë zbutur.
Shërbejini me koper të grirë imët si kontorno me mishrat e bardhë.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |