Karkaleca zgare

Gjithë shija e karkalecave të freskët shpërthen me këtë teknik gatimi.
karkaleca
kripë
pak vaj ulliri
disa gjethe majdanoz
thelpi hurdhre
limon për shoqërim
Pastroni karkalecat duke i hequr gëzhuallin, kokën dhe fijen e brëndëshme. Lëni pak fare bishtin e tyre pa zhveshur që gjatë pjekjes ato mos ju mblidhen komplet. Kriposini shtoni hurdhrën e grirë imët, pak vaj ulliri përzijeni mirë. Vendosni zgarën të nxehet dhe kur të jet gati vendosni karkalecat sipër saj, piqini 2 minuta për çdo anë.
Shërbejini me majdanoz të grirë imët dhe feta limoni.
Ju bëftë mirë 🙂