Karkaleca në kripë të trashë
Një pjatë e dytë plotë aromë.
500 gr karkaleca
1 kg kripë e trashë
aroma (rozmarin,dafinë ,trumëz)
2 limona
Grini trashë aromat,grini dhe lëkuren e limonit vetëm pjesën e verdhë.Bëni një të prërë në kurrizin e karkalecave dhe me ndihmën e një kunje dhëmbësh hiqni fijen e zezë .Perzieni kripën e trashë me lëkurën e grirë të limonit.Në një tavë bëni një shtresë me gjysmën e kripës dhe sipër vendosni aromat e grira.Shtroni karkalecat dhe sipër mbulojini me kripë që ka mbeturë.Piqini në furrën nxehur më pare në 220° për 10 minuta dhe jo me shumë pasi ju thahen dhe nuk arrini ti qëroni dotë.
Shërbejini akoma të nxehta me llojsheri salcash si përshëmbull kjo dhe kjo.
Ju bëftë mirë 🙂