Karboni vegjetalë për pastrim fytyre dhe dhëmbësh
Siç e dini tashmë të dashura lexuese unë çdo maskë për fytyrën e përgatis në shtëpi. Jo se skam besim te këto firmat që prodhojne maska bio pa parafin dhe silikon por akoma skam gjetur atë që bën mrekulli për mua. E kështu kërkoj çdo ditë e më shumë si të perfeksionohem në përgatitjen e tyre ndoshta dhe me materiale që nuk i njohë. Dhe ja ku përplasem me blogun e kësaj vajze dhe mahnitem nga ajo që zbulova. Por para se ta ndaja me ju e testova mirë e mirë te vetja ime dhe dua të them që është një ndër përgatitjet shtëpiake që vërtet jep rezultate të menjëhershme.
Karboni vegjetal aktiv shitet në formë kompresash në farmaci pa recet dhe deri dje përdorimi i tije ka qen si integrator për stomakun, për ata që kan probleme me gazërat, si trajtim mbas një helmimi nga ushqimi etj. Por të kthehemi te maska jonë.
Maskë për pikat e zeza:
Disa kompresa karboni vegjetal të shtypura derisa ti bëni pluhur, bashkoini me disa pika ujë derisa të përfitoni një tip paste të kremtë. Hapeni me kujdes në fytyrë duke evituar zonën e buzëve dhe rrathëve të syrit. Mbajeni rreth 20 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe lani fytyrën me një detergjentë.
Maskë për aknet.
Une skam akne dhe të vetmin rastë që e perdorë këtë maskë është para ciklit ose mbas tij kur na del ndonjë sa për shenjë 😛 Përbërja është e njëjtë si e maskës për pikat e zeza por duhet bërë pak më e trash dhe aplikohet vetëm sipër aknes. Mbahet rreth 30 minuta. E përthanë menjëherë.
Maskë Pastruese:
Kjo maskë është për ato që kanë lëkurën më delikate dhe unë shpesh e përdorë në zonën e dekoltes,qafes dhe shpatullave. Por nuk e di sa do gjeni xhel 100%natyral aloe vera ose vetem nëse e keni aloe në baçe.
2 lugë xhel aloe vera e përzien me një lugë karbon pluhur, shtonë nja dy pika vaj ulliri ose vaj bajamesh dhe e vendos në fytyrë për 30 minuta. E shpëlan dhe e lan fytyrën me ujë te vakur dhe detergjentin larës.
Pastë për zbardhjen e dhëmbëve( dhe kjo super funksionon)
2 lugë të vogla sode i përzien me 2 lugë karbon vegjetalë pluhur dhe pak ujë. Lane dhëmbët me një furçe me të dhe e mban nja 2 minuta sa të veprojë. Pastaj i shpëlan dhëmbët normalishtë. Trajtimi zgjatë një javë për të dhën rezultate dhe duhet bërë 1 here në ditë. Une e bëj gjithmon në dark pasi kam larë dhëmbët me kolinoz. Por dhe vetëm të përzieni karbonin me ujë dhe të lani dhëmbët me të është perfekte. Siç ju thashë trajtimi duhet zgjatur një javë.
Shpresoj tju kem ndihmuar. Nëse eksperimentoj me maska të tjera me këtë produkt do ua bëj me dije. Kalofshi mirë dhe me shkruani në komente këtu poshtë nëse ju jep rezultate dhe ju.