Kanella, një errez e cila përdoren për t’u dhënë shije ushqimeve, mund të ndihmojë funksionimin më të mirë të trurit.
Hulumtimet e realizuara kohë më parë kanë treguar se konsumimi i kanellës përmirëson kujtesën.
Personat që kanë konsumuar kanellë, qoftë përmes ngrënies ose përmes çamçakëzëve me aromë të kësaj mëlmese, kanë treguar rezultate shumë më të larta në testet konjitive (njohëse), krahasuar me personat që nuk kanë konsumuar atë.
Rezultate janë dalluar si në numrin më të lartë të pikëve, po ashtu edhe në të mbajturit mend, të kujtuarit dhe në shpejtësinë e realizimit të testit.