Unë më parë se ti – Jojo Moyes
E shqipërova në këtë mënyrë këtë libër dhe pse e di që në shqip akoma se kanë përkthyer. Është libri që më ka lodhur më shumë për ta gjetur dhe në fundë e porositta online te Amazonë. Për të me kishte folur kunata ime e cila nuk arrinte dot të prekte më libër tjetër me dore se akoma kishte mëndjen te ky dhe duke njohur tipin e saj që si pëlqejn çdo llojë shkrimi thash ky libër duhet marrë se sbën.
Është libri që me ka bërë të qaj dhe të buzeqesh në çdo faqe. Imagjinoja një sken dhe vazhdueshmërin e saj dhe sapo kthen faqe ngjarjet tjetërsohen. Fundi se prisja të tillë ose me saktë shpresoja në çdo rrjeshtë të ishte ndryshe dhe sot akoma si bëj dot një lidhje ekzakte titullit me përmbajtjen.
Bëhet fjalë për një vajzë të thjeshtë që punon për një tetraplegjik dhe gjithë historia zhvillohet në shtëpin e Willit, njeri nga personazhet e librit.
Kam dashuruar çdo gjë në këtë libër, frymën humane nga faqa e parë deri te e fundit. Mendoj se bota ka më shumë nevoje për shkrimtar të tillë si Jojo Moyes për të na bërë të ndjemi të gjallë dhe human me njëri – tjetrin.
U bë ca kohë që e kam lexuar këtë libër dhe akoma sot e marrë herë pas here për të shfletuar faqet dhe lexuar ndonjë paragraf.
Ju sugjeroj ta lexoni dhe do kuptoni më mirë ato që po shkruaj dhe do më kuptoni më mirë pse parfumi im i preferuar është bërë La Chasse aux Papillons Extreme dhe pse në Paris “rue des Francs Bourgeois” është destinacioni imë për të shijuar një kafe dhe të haj një kroesant të ngrohtë.