Intolerancat ushqimore, po ju i dini tuajat?
Nëse vendosni të ndiqni një diet ushqimore dmth një stil tuajin të ushqyeri duhet të dini mirë gjërat që ju bëjnë dëm, ato që trupi juaj si lejon dhe ato që ju shëndoshin. Flasim për mos tolerim ushqimesh dhe jo alergji. Prej shumë vitesh tashmë vuaja nga një llojë fryrje në barkë dhe një dobësim trupi që se shpjegoja dot. Mjekët më than që është një formë “meteorizmi” një llojë shqetësimi që trupi e vuan jo vetëm nga ana ushqimore por dhe nga kushtet meteorologjike. Më këshilluan të shënoja çdo ushqim që mbas konsumimit më krijonte këtë llojë fryrje për ta analizuar më pas me mjekun. Shumicën e gjërave të rafinuara nuk i konsumoja më prej shumë vitesh si bukën e bardhë, sheqerin, pijet me gaz, qumshtin e skremuar etj por nisa ti shtoja listës dhe dhjetra të tjera si qepën, birrën etj. Dhe mbas gjithë këtij regjimi vendosa të bëj një test që të tregon ekzaktësish intolerancën ndaj ushqimeve, atë që trupi i gjithsecilit nga ne nuk tret, e tret keq ose merr vetëm gjërat e dëmshme etj. Testi konsiston në marrjen e gjakut dhe testohet më pas me rreth 200 -300 ushqime. Përgjigjet dalin në një grafik të shkallëzuar të produktit që sduhet ta konsumoni fare dhe atij që mund ta konsumoni në përqindje të vogla. Në Itali bëhet në farmaci por ju mund të interesoheni në qëndrat nutrizionale ndoshta dhe në spitale dhe ambulanca.
Mbas një muaj pritje erdhën rezultate. Jam intolerante 100% ndaj birrës, majas së birrës, frumentos të tipit triticum (dmth grurit dhe drithërave dhe gjithë derivateve të tij, si miell, hime, niseshte, miell thekre, kamut, elb etj) dhe ndaj të bardhës së vezës. Kur i pash rezultatet u merzita. Unë e dua shumë bukën nuk e mendoja të jetoj pa të. Si mund të rrija pa ngrënë bukë?!
U ula dhe bëra nje list të gjatë tët gjitha gjëra që duhet të shmangja dhe gjërave që mund ti zvëndësoja, mielli e grurit dhe drithërave të tjera me qiqrash, orizi ose misri kur e gjej bio.
Birrën se kam shumë problem dhe po se piva.
Majas së birrës sja kam shumë nevojën se ka dhe zvëndësuese ndërsa me të bardhën e vezës duhet të tregohesha e kujdeshme.
Mbas dy muaj që prisha çdo regjim ushqyerje që kisha krijuar dhe nisa një rregjim të ri. Unë nuk mbaj diet, nuk kam mbajtur kurrë thjesht ushqehem mirë me gjëra të shëndetëshme dhe ruaj një pesh trupore normale për gjatësin time. Konsumoj ushqime të rënda rrallë, ëmbëlsirat haj vetem ato që bëj vet në përgjithësi dhe jam e kënaqur me trupin tim.
Mbas regjimit të ri ushqimor, heqjes së bukës me grur dhe drithërave nga përdorimi, majaje dhe birre pata një rënie prej 4 kilesh nga pesha ime. Dhe kjo vetëm në 1 muaj e pak. E ndjej veten më të fortë dhe trupi më është modeluar akoma më shumë. Skam me ato fryrjet në barkë. E shkel ndonjëher kur jam me jashtë shtëpie pasi jo çdo vend të lejon të ushqehesh sipas menyrës tënde. E njoh mirë trupin tim dhe i di gjërat që më shëndoshin, me këte test di dhe më sakt kush jan ato që më bëjnë dëm.
Jua shkruajta këtë postim për t’ju ndërgjegjësuar sidomos ju që mbani dieta dhe nuk bini dot nga pesha. Sepse ne mendojm se duke konsumuar x produkt mund të jet mirë por në rastim tim drithërat që i konsumoja çdo vakt po sëmurja veten duke e çuar në anemi, dobësi trupi, ndjehesha gjithë kohën e lodhur. Në rastet më ekstreme shfaqet ekzema ose dhe humbje graduale të përqëndrimit deri në humbje të kujtesës.
Do ju lutesha të më shkruani nëse keni ndonjë informacion nëse ky test bëhet dhe në Shqiperi.