Ike 2015…
Ja tek jemi në ditët e fundit të 2015… dikush po mbyll hesapet me të shkuarën për të filluar një jetë të re, dikush ka frikë ta lërë këtë vitë sepse i tremb e ardhmja. Dikush tjetër ka ngecur pezull në këto ditë duke pritur me padurim ti ikin por të gjithë mendojm të njëjtën gjë ike 2015. Ike i mbushur me frik dhe realizime të reja, me pritje që nuk erdhën kurrë, me shoqe të humbura dhe të tjera të fituara, me forcën për tu ngritur para dhe për tja fillluar sërishtë.., me suksese që si prisje e erdhën dit pas dite pak nga pak…
Ike 2015 dhe nuk e di a më pëlqen kjo gjë…. kur shohë çdo ditë para pasqyrës një rrudhë që shfaqet, një thinjë që shtohet, një përgjegjsi më shumë, një dëshire që spo realizohet, një numër më shumë për të deklaruar sa here të pyesin për moshën. Ike 2015 e nuk do vish më kurrë. E kur rritesh e kupton të gjitha fjalët që ke “nën vizuarë” në libra (une si kam nën vizuarë kurr se kam inat të shkaravis librat)…
E në çdo ditë të 2015 unë e kam ndarë me ju, kafen e parë të ditës, mendimet e pasdites, sukseset e mia dhe dështimet gjithashtu. Jeni pjes e imja çdo njëra nga ju që më lexon, më mbështet, kritikon dhe më uron mirmëngjes. Ndaj më e mira ime e 2015, padyshim jeni JU. Lexueset e mia që ndani përditë diçka nga vetja juaj. Miket e mia virtuale që su lodhët kurrë në takimet tona të përditshme. Faleminderit që më keni ndenjur afër dhe keni kontribuar që të rritet shikueshmeria e këtij portali të vogel por shume të rëndesishëm për mua. E kam deklaruar që shifrat për mua skan rëndësi e sdo ken as në të ardhmen. Unë jam një si ju, që më pëlqen të daj atë që di sepse ushqimi për mua është cikli i jetës ashtu si dashuria. Është arsyeja që na mbledhë të gjithë në tavolin dhe kur jemi në mëri me njëri tjetrin dhe ashtu siç firmosem në librin tim po e them dhe për ju, nuk ka dashuri më të sinqert se ajo ndaj ushqimit.
Gëzuar mikesha e paçi një 2016 të ndritur plot shpresa të reja e ëndrra për tu realizuar. E tek ngrini dollin e fundit me familjen tuaj më dërgoni një gëzuar mendërisht dhe mua..
Unë do ta bëj, tashmë ju jeni pjesë e famijes time.
Gëzuar, Ada!