Hummus – Krem qiqrash me spinaq
Hummus është një përgatitje orientale dhe ka për bazë pikërishtë qiqrat dhe kremin e susamit. Aromantizohet dhe me një sër aromash të tjera për ti dhën shijen karakteristike. Përdoret si meze përpara pjatave kryesore ose për të lyer një fetë buke të thekur. Sot unë e personalizova duke e sjellë të përzier me spinaq dhe nëse spinaqi nuk ju pëlqen fare mirë mund ta zvëndësoni me avokado.
200 gr. qiqra të thata
250 gr. spinaq
2 thelpinjë hurdhër
2 lugë susam
2 limona
1 lugë qimnon pluhur
pak kripë
pak vaj ulliri
2 lugë vaj susami
pak ujë i ngrohtë
disa speca djegës të thatë të shkërmoqur
Pasi keni lën në ujë të ftohtë qiqrat për disa orë, shpërlahini dhe vendosini të ziejnë për nja 5o minuta ose derisa shikoni që janë zbutur. Vendosni të ziejë në një tjetër enë spinaqin për nja 5 minuta. Hiqini dhe lërini të kullojnë dhe të ftohen. Mundë ta përdorni dhe të gjallë spinaqin për ta pasur një ngjyrë më të bukur jeshile plus spinaqi i pagatuar i ruan të gjithë vitaminat e tijë.
Ndërkohe përgatisni kremin e susamit i cili është karakteristikë për hummusin. Vendosni të thekërisen farat e susamit në një tiganë me fundë që nuk ngjitë duke i përzier herë pas here për mos i djegur. Sapo të marin paksa ngjyrë dhe të ndjeni aromën e mirë të tyre hiqini dhe lërini të ftohen. Vendosini në blender sëbashku me vajin e susamit dhe nja dy lugë ujë të ngrohtë dhe pak kripë. Grijini në maksmimunim e shpejtësisë derisa të përfitoni një krem. Ruajeni mënjanë.
Tani aromantizoni nja 3-4 lugë vaj ulliri me hurdhërat dhe qimnonin pluhur, pastaj shtoni në të qiqrat dhe lërini të aromantizohen sëbashku me vajin.
Tani që gjithë përbërësit i kemi gati, vendosini në blender qiqrat, spinaqin, lëngun e 2 limonave, kremin e susamit pak kripë dhe grijini derisa të keni një krem lisho. Mund ti shtoni akoma pak vaj ulliri ose nja dy lugë ujë të ngrohtë për ta bërë edhe më të kremtë.
Dekoroni pjatën me speca djegës të shkërmoqur dhe shërbejeni me copa buke të thekur ose pite.
Ju bëftë mirë 🙂