Hudhra dhe vetite e saje
Hudhra mund të shkaktojë erë të keqe të gojës, por ajo është një antibiotik natyral shumë i efektshëm. Madje, ekspertët thonë se një miligramë hudhër është e barasvlershme 15 njësi ndërkombëtare penicilinë.
Kjo bimë paraqet një mjet natyral për të arritur imunitetin optimal dhe mbrojtjen kundër infektimeve. Në thelpinjtë e hudhrës janë gjetur mbi 200 përbërës, përfshirë edhe mbi 70 komponente me përmbaje sulfuri; pastaj vitaminat A, B1 dhe C, kalcium, bakër, hekur, magnez, fosfor, selen dhe zink.
Hudhra është e pasur edhe me antioksidues të grupit të flavonoideve, përfshirë antocianinet, dhe 8 aminoacide esenciale dhe 9 aminoacide jo-esenciale.
Përbërësi kryesor i hudhrës është antibiotiku me emrin allicinë. Allicina ka një fuqi antibakteriale ekuivalente me atë të 15 njësive ndërkombëtare të penicilinës. Ajo është efektive gjithashtu edhe kundër infektime të kërpudhave, duke përfshirë kandidazat, që janë shkaktaret më të shpeshta të vaginitisit.
Hudhra shpesh konsiderohet si antimikrobik më i fuqishëm se penicilina, ampicilina, doksiciklina, streptomicina dhe cefaleksina, disa nga ilaçet antibiotike më të përdorura për trajtimin e infeksioneve të ndryshme. Kjo veçanërisht për faktin se hudhra vret jo vetëm bakteret, por dhe viruset.