Guidë Tenerife
Natyrishtë siç çdo visitor para se të vitoj një vëndë informohet online rreth ushqimit,hoteleve dhe vendeve për të vizitura.Sa here nga portalet e medha si Tripadvisor apo dikush tjetër kemi marr informacionin e gabuar ose jo të përshtaçem për ne.Këtu po ju shkruaj një mini guide për disa restorante që personalishtë më jane dukur të mira,hotelin ku mundë të akomodoheni dhe vendet që mund të visitoni.
Pik së pari nëse do bëni një udhetim drejt Tenerifes kini parasyshë të prenotoni një hotel me 4 yje për të pasur të gjitha kushtet e nevojsme duke pasur parasyshe që jeta në Tenerife është e thjeshtë.Ajo që une do ju sugjeroja është të akomodoheni në pjese e jugut të ishullit sidomos në Costa Adeje.Të ofron plazhe të mrekullueshme.Por dhe kryeqendra e ishullit Santa Cruz nuk është keq.
Ne u akomoduam në Hotel Tejuma në zonen e Puerto della Cruz.Hotel minimal për ata që si unë preferojne më shumë të rrinë jashtë gjithë ditën dhe hoteli të jete vetëm për fjetje.Ishte i pastër dhe dhomat pastrohen çdo dite dhe fatmirsishtë nuk pash asnje buburec në te siç ndodhte zakonishte në Tenerife.E keqja e vetme ishte se muret bënin shumë eko dhe dëgjohej çdo gjë.
Restorantet dhe baret janë pafundëe.Kulinaria e Tenerifeve është kryesishtë e pasur me peshkë por dhe mishi,proshuterat dhe djathërat janë pjesë e pandarë e vendit.Kush si une preferon ti provoje të gjitha sidomosë ushqimet tradicionale do ngelet shume i kënaqur nga gastronomia e vendit.
Peshku zakonishte gatuhet thjeshtë ose siç ju pelqen ta quajnë vendasit vetëm me kripë dhe pak vaj ullir,ose i shoqëruar me mojo,salcën e tyre të famëshme që gjendej në versionin e kuq mojo picón një përzierje specashpaprika dhe piper i zi dhe mojo jeshil me majdanoz ose koriander,tumeric hurdhër,,vaj ulliri.
Restorantet ku më pelqeu jashte mase peshku në Puerto de la Cruz “Cafeteria Central”dhe teksa ngjisje malin për Playa de Benijo.Por gjithandej pak a shume gatuhej mirë dhe me çmime minimale.
Paellan më të mirë e kam ngrëne te Restoranti Campostelana në qënder.Mohitoja më e mirë për zonën e Puerto de la Cruz u bënte nga një restorant që ofronte ushqim italian.
Dhe restoranti El Pescador i cili ofronte stilin marin të një anije i gjendur në Costa Adeje ofronte ushqim fantastik.Aty provova Gaspaçon anadalusian.Pamja nga deti ishte fantastike.
Por mos harroni pa provuar patate e pjekura “papas arrugadas” me kripë dhe ëmbelsirën fantastike “quesillo” një krem karamel i bërë me qumësht të kondesuar i shërbyer në feta i cili varionet në shijet dhe arom si limon,portokalle dhe kanellë.
Ndërsa mishrat kryesonte ai i kecit ose lepurit që i gjeje gjithmone të gatuar në stilin vendas,të zjer me patate.
Djathërat dhe proshutërat zejnë një vend të rëndesishëm në kuzhinën Kanarie sidomos Jambon Hiberiko dhe nje tip djathë dhie që smë kujtohet emri për momentin.
Në një furre buke e drejtua nga një familje serbe gjetëm dhe dredhanik,e imagjinoni kënaqësin tek e pashë tek rrinte aty gati per tu shitur 🙂 Advans u quante furra e bukës dhe gjëndej në zonën e Puerto de la Cruz.
Vëndet për të vizituar janë të shumta,nga parqet natyrore,botanike por dhe ato për tu argetuar.Të vetmen gjë që duhet të bëni është të merni një makin me qera që nuk kushton shumë në vëndë dhe të vizitoni çdo cep të ishullit.Dhe vetem pasi ti keni parë të gjitha të shpoldheni duke marrë reze dielli në plazhet publike ose pishinat e shumta.
Mirëutakofshim në horizonte të reja 🙂