Gliko Patëllxhani
Ju kujtohet që këtë recet e pata përgatitur dikur por gjithmon me dilte nga mëndja t’ua postoja. Ja sot më në fundë erdhi dita. Patëllxhanët dhe pak dhe kan kohën e tyre ndaj shënojeni, printojeni ose ruajeni mënjane këtë recet për ta pasur kur t’ju nevoitet. Duhet të zgjidhni patëllëxhanët të vegjel sa një gisht jo më të mëdhenjë sepse jan të hidhur. Receta është një recet e vjetër dhe në shtëpin tonë është përgatitr gjithmone në këtë mënyrë. Janë ato recetat e vjetra kur sheqeri përdorej pa kursim dhe dihet që sherbeti jonë është një bombë e vërtet. Ju nëse ju duket i tepërt përdorimi i tij, provojeni me sheqer kaf
1 kg. patëllxhanë
500 gr. sheqer
250 ml. ujë
300 gr. thelpinjë arre
pak limontoz
gjethe barbaroze
1 filxhan kafe gëlqere.
Patëllxhanëve j’u pastrohet bishti, u bëhet një prerje për së gjati. Vihen në ujë të kripur për 30 minuta dhe shpëlahen me ujë të ftohtë.
Kulloini e vendosini në ujë me gëlqere për 1 -3 orë. Shpëlahini mirë me ujë të bollshëm. I jepni një valë dhe përsëri kulloini. Mbushini me nga një thelpinjë arre dhe mbyllini fortë me duar që të mos hapen. Ruajini mënjanë.
Përgatisni shurupin duke tretur sheqerin në ujë, shtoni gjethet e barbarozës dhe lëreni të trashet. Shtoni pakëz limontoz dhe vendosni në të patëllxhanët duke i radhitur me kujdes. Lërini te ziejnë 10-15 minuta fikeni sobën dhe lërini të pushojnë paksa, pastaj vendosini përsëri në zjarrë të ngadaltë derisa të jenë gati.
Ju bëftë mirë 🙂