Gliko arre të mbushura me bajame
Erdhi dhe koha për të përgatitur glikon e arrës.Natyrishtë është një punë e stërzgjatur dhe do shumë durimë por duke e ditur që përgatitet vetem një herë gjatë vitit ja vlen mundin e sajë.Për përgatitjen e kësaj glikoje duhen arrat e qeshorit kur jan akoma të njoma dhe të vogla.Po ju lë me recetën time.Shpresoj ta pëlqeni.
40 kokrra arra jeshile(të pabëra)
3-4 lugë gëlqere
gjysëm kile bajame të qëruara
pak limontoz
Për sherbetin:
1 lt ujë
1 kg e gjysëm sheqer
disa kokra karafila
1 shkopë kanelle
Për të përgatitur glikon fillimishtë duhet të vendosni dorezat pasi arrat ju bëjnë pis duke lëshuar një lënge ngjitës ngjyrë kaf që hiqet me veshtiresi nga duart.Qëroni sipërfaqen e tyre me ndihmën e një qëruese patatesh.Pritini majën duke i bëre pak vendë që ti mbushni me bajame.Futini në një enë të mbuluara me ujë dhe sipër vendosni një pjatë me diçka të rëndë që ti mbajë ato te zhytura poshtë.Ndërrojani ujin çdo ditë për 8-10 ditë.Disa jua ndrojnë ujin dhe tre herë në ditë.
Në ditën e fundit holloni gëlqeren në 1 litër ujë derisa të shkrijë mirë dhe kullojeni duke ruajtur mënjanë ujin e gëlqeres. Fusni në të arrat dhe lërini të pushojnë për rreth 2-4 orë.Kaloj koha e pushimit i shpërlahni e ato mirë disa here derisa të nxjerin ujë të pastër.
Vendosini në një tenxhere me ujë derisa ti mbulojë dhe lërini të ziejnë për rreth 10-15 minuta.E përserisni këtë proçedurë rreth 4-5 herë duke jua ndërruar ujin në mënyre që arrave tju dali gjithë hidhëtia.Kullojini dhe lerini të ftohen.
Ndërkohe përgatisni sherbetin duke tretur në ujë sheqerin dhe vendoseni të ziejë në zjarrë të avashët per rreth 10 minuta.Shtoni në të dhe pak limontoz.
Kur arrat të jen ftohur,mbushini me një thelpi bajameje.Vendosni arrat te sherbeti i dhe ziejni i në zjarrë të avashët për 40-60 minuta.-shtoni dhe karafilin dhe shkopin e kanellës të cilet do i eleminoni më pas.Kur të jet gati,vendosini në një enë qelqi ose kavanoza dhe lërini të ftohen plotësishtë.Konsumohen një dite mbrapa përgatitjes së tyre.
Ju Bëftë mirë 🙂