Gjuz e skuqur
Dihet që peshku i skuqur është shumë i shijshëm. Dhe pse me skuqjen ja heqim paksa vlerat e tijë por na lejohet ky tundim herë pas here sidomos fundjavave. Me teknikën e mëposhtme do keni një peshk krokant dhe të pa vaj.
gjuza
të bardha vezësh
miell
vaj kikiriku për skuqje
kripë
Pastroni gjuzën duke i hequr lëkurën dhe të brendëshmet. Shpëlaheni mire dhe lërini të kullojnë dhe hiqeni ujin e tepërt me një beze kuzhine.
Rrihini të bardhën e vezës sa ta shformoni paksa. Vendosni rreth 1 kg vaj të nxehet.
Kaloni gjuzat në miell duke i lyer mirë nga të gjitha a anët pastaj të bardha e vezës dhe skuqini në vaj të nxehtë derisa të thekërisen mirë. Lërini të kullojnë një një pjatë të veshur me letër kuzhine që t’ju hiqet vaji i tepërt dhe kriposini. Shërbejini të ngrohta
Ju bëftë mirë 🙂