Gjoks pule me shije orientale
1 kokërr të vogël qepë të bardhë
150 gr kumbulla të thata
400 gr gjoks pule
280 gr oriz basmati
150 gr pana kuzhine
pak xhenxhëfillë
piper
kripë
kerri(curry)
pak vaj ulliri
1 thelpi hudhër
gjysem gote verë të bardhë
Në një tenxhere mesatare shtoni orizin, kripë ,pak vaj ulliri dhe 560 ml ujë, vendosni të zien në zjarrë derisa orizi të ketë thithur të gjithë ujin.Në një tigan me vaj ulliri shtoni qepën e grirë hollë me dorë, dhe përzijeni hërë pas here derisa ajo të marri një ngjyre art.Më pas shtoni pulën e prerë ne formë kubikësh, shtoni kripë dhe piper mjaftueshëm.Pas 10 min në tigan shtoni xhenxhëfillin e grirë imët dhe kumbullat të prera në gjysëm.Pas 5 minutash gatimin në tiganit shuani me verë të bardhë dhe kur vera te avullojë shtoni panën e guzhinës dhe kerrin duke e hequr tiganin nga zjarri, perzieni derisa e gjitha të jetë homogjene.Shërbejeni menjëherë
Ju bëftë mirë 🙂