Gjoks pule me çikore të kuqe
Dhe sot me një pjatë të shpejtë.Ditët e ftohta janë afruar dhe duhet të kemi kujdes linjën.Kjo sallatë ju ngopë pa qenë nevoja të hani shumë.
2 tufa të vogla çikore të kuqe
2 gjokse pule nga 100 gr secili
1 limonë
pak kripë dhe piper të zi
2 lugë vaj ullri ekstra i virgjër
Vendosni zgarën ose nje tiganë që nuk ngjitë në zjarrë të nxehet mirë. Pastaj vendosni në të gjoksin e pulës të piqet. Piqeni rreth 4-5 minuta në çdo anë. Hiqeni dhe lëreni të ftohet.Kriposeni.
Prisni çikoren e kuqe dhe vendoseni në një sallatier.Veçmas përgatisni marinimin duke përzier lëngë limoni me vajin pak kripë dhe piper të zi.Prisni dhe gjosin e pulës në shirita te hollë.Shtojini te çikorja.Sipër shtoni marinimin,përzijeni që njomen të gjithë përbërësit dhe shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂