Fokaçe integrale me domate të vogla
Sa më pëlqenë kjo recet sepse është e shëndetshme dhe me shumë shije. Për raste të veçanta mund ta përgatisni si mes tavoline dhe sipër mund ti shtoni dhe domate të tiganisura me hurdhër dhe ta shërbeni për të ftuarin në vëndë të një antipaste
500 gr. miell integral
2 lugë të vogla kripë
4 lugë vaj ulliri
20 gr. maja birre
ujë i ngroht sa mjaftonë
pjesa tjetër:
pak rigon
disa domate të vogla
pak kripë kokërmadhe
Përzieni miellin me kripën, maja e birrës, vajin dhe ujin duke i punuar me dorë ose në brumatriçe. Mbulojeni me një beze të lagur dhe lereni të vij në një vendë të ngrohtë derisa volumi i tijë të trefishohet.
Kaloj kjo kohë, njomni një tavë pjekje bollshëm me vaj, dhe vendosni në të brumin, hapeni mirë me duar. Sipër ngjeshni domatet e lara, spërkateni me kripë të trash dhe rigon dhe lëreni të vi përsëri në një vendë të ngrohtë për rreth 1 orë.
Pastaj piqeni në 180 për 20 minuta ose derisa shikoni që është pjekur.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: për një brumë akoma më të butë, brumit mund ti shtoni pakëz sheqer.