Fokaçe integrale
400 gr. miell integral
pak kripë të imët
15 gr. maja birre
5 lugë vaj ulliri
pak ujë të ngrohtë
1 lugë e vogël sheqer kaf
rigon
Në një enë paksa të madhe përzini miellin, sheqerin, kripën, 2 lugë vaj ullirit. Majan e birrës shkrijeni në ujë të ngrohtë dhe filloni zini brumin duke e punuar mirë me duar. Derdheni brumin në një tepsi të lyer me vaj dhe filloni e hapeni me duar . Spërkateni sipër me rigon dhe përsëri me pjesën e mbetur të vajit. Pastaj vendoseni në furrën ku e ngrohim pak në temperatur 50° ose vetëm me llambën ndezur dhe e lini të vijë 1 orë. Unë e lash me pak sepse nuk e doja shumë të lartë. Piqeni për 30-35 minuta në 200°
Shërbejeni të ngrohtë me sallamëra dhe djathëra mikse.
Ju bëftë mirë 🙂