Fokaça me domate qershize
Per brumin
400 gr miell gruri te fort
200 gr miell 00
1 patate e zier
1 lug e vogel sheqer
1 lug grip kokermadhe rreth 18 gr
25 gr maja birre
60 gr vaj ulliri
gjusem litri uj pak i ngroht
Per pjesen e mbushjes
Domate te vogla qershi
2 lug salc domate
rigon
Ne nje ene paksa te madhe vendosim dy llojet e mielleve dhe pataten e zier te shtypur,sheqerin,kripen,vajin e ullirit.Majan e birres e shkrijme ne uje dhe fillojme ziejm brumin duke e punur fillimisht me duare deri kur brumi te kete arritur konsistencen ngjitese dhe mos te jete shume i trashe.Nese ju rezulton i tille mund ti shtoni pak qumesht.Derdhim brumin ne nje tepsi te lyer mire me vaj dhe fillojm e hapim me duar ne menyre te tille qe te sjellim ne siperfaqe pak vaje nga fundi i tepsis.Pastaj e vedosim ne furren ku e ngrohim pak ne temperatur 50 grade dhe e leme te vij 30 minuta.Presim domatet qershize ne gjysem dhe kur koha e ardhjes se brumit ka kaluar, e lyejm siper me salcen e domateve,vendosim domatet e prera.sperkasim me rigon dhe djathe te grire.I hedhim dhe nje fije vaj ulliri dhe e vendosim ne furre per 30-35 minuta ne 200 grad.