Fluturime Shpirtërore 24
Sa shumè dritë në honet e tua
A desha?!
thua ????
E etur për buzën e lagur nga jeta
Hapin nga Olimpi në Vardar
E nga aty në det, e nga deti në mal
Rrahur në det, pjekur në kripë, djegur në zjarr .
Herë lëkurzhveshur, herë lëkurlagur, herë lëkurtharë.
Zjarrë ndez në brendësitë e tua,
E ti , i shuaje si puthje.
Ato që të kërkova me lutje
E mi dhe veç me dhunë .
E më zhveshe të më puthje nën lëkurë,
Me duart e vrazhda e buzët gjak
Ti mbidhje plagè e thithje gjak.
Kërkoje jetë në sytë e mi,
E mbillje helm e mblidhje zi !
Re e zezë që shkrehe veç shi ,
Lage trupa e mbolle mëri .
Ti zemërim i ngjizur në pabesi
Nuk dije të duash
Veç të ç’armatosësh dashuri !
Valbona Duraj!