Fluturime Shpirtërore 21

Copa shpirti të lëna pas në cdo hap
Si gjethe vjeshte të rëna nga degët
Si ëndrra që shumë u thanë
Flamuj të betejave që pas eshtra lanë
Filiza të mbjelle në tokë të gabuar
Të ardhur në jete me këmbë të majtë
Kosha të mbetur bosh nga premtimet
E sy të gozhduar në parakalimtar
E ti aty si ushtar
Me lemozhën e zhurmshme në çante
Në çdo copë një shpirt lashë
Në çdo lëmoshë një ëndërr le
Të fituarit humbën në beteja
E në gjakun e tyre monedha u dhe.
Valbona Duraj