Finok të furrës të thekërisur me salcë gorgonzola
Dhe pse në brëndësi të kësaj recete është salca e gorgonzolës e bërë me beshamelë, prap ngelet një recet jo me shumë kalori. Një pjatë vegjetariane e cila mund të shërbehet dhe si një vaktë i vetëm e shoqëruar me një sallat stine ose oriz basmati por mund të jet dhe një kontorno për filetot e mishit për ju që e konsumoni atë
4-5 finok
2-3 lugë vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
2-3 lugë beshamel
100 gr. gorgonzola
Prisni finokun në feta mesatare dhe renditini në një tavë. Shtoni kripë, piper të zi dhe pak vaj ulliri sipër. Vendosini të piqet në furrën e nxehur më parë në 180°C.
Ndërkohë përgatisni beshamelën dhe shtoni brënda saj dhe djathin gorgonzola, përzijeni derisa djathi të shkrihet dhe nëse ju del shumë i trashë shtoini akoma qumësht.
Këtë salcë shtojeni sipër finokëve që janë në furrë dhe lëreni të thekërisen mirë dhe disa minuta të tjera derisa sipërfaqja të jetë krokante dhe e kuqerremtë. Hiqeni shtoni sipër “mustaqet” e finokut ose koper dhe shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |