Finok furre me portokall

Nga seria e ushqimeve të shëndetshme dhe dietike për planin ushqimorë, po ju sjell këtë recetë te thjeshte dhe shumë të shijshme
2-3 finok
1 portokall
2-3 thelpi hudhër
2 luge vaj ulliri
kripë dhe piper të zi
Pak kopër ose mustaqet e finokut
Priteni finokun në feta të holla, dhe vendoseni në një tavë me letër furre poshtë, pritni dhe gjysmën e portokallit në feta dhe vendosini të kombinuara me finokun.
Kriposeni, piperosni vendosni dhe hudhrat me gjithë lëkurë sepse i japin një arom të këndëshme gjatë pjekjes.
Shtoni lëngun e gjysmës së portokallit dhe vajin e ullirit. Piqeni në 180°c derisa të jetë gati rreth 25 -30 minuta.
Shërbejeni me koper sipër ose mustaqet e finokut si një pjatë vegjetariane ose si kontorno e një fileto peshku në avull ose mishërave të bardhë.
Submit your review | |