Fileto viçi me argjinare
E përgatitja këtë pjate me tiganët e gurit që tashmë gjënden lehtësishtë në treg.Jan shumë të mirë për përgatitjen e mishit të viçit dhe përveç se e mbajnë atë të butë por nuk ka nevojë për shtimë yndyre gjatë gatimit, lahen tepër kollajë 😉
4 fileto viçi
500 gr argjinare
pak kripë dhe pieper të zi
2 thelpinjë hurdhëra
disa gjethe majdanozë
pak vaj ulliri ekstra i virgjër
1 limonë
Pastroni argjinaret nga fletët e forta dhe nga pushi i brëndshëm.Pritini në thelpinjë dhe lërini në ujë me limonë që mos oksidohen.
Nderkohë rrihni filetot sa më hollë ë mundeni dhe nëse ju zgjerohen shumë pritini në mes.Vendosni të nxehet tigani i gurit dhe shtoni në të filetot duke i pjekur për 2-3 minuta në çdo anë..Kriosni dhe ruajini mënjane të mbeshtjella me letër alumini që te rrinë të ngrohtë.
Në të njëtin tigane shtoni pak vajë ulliri, hurdheras të shtypura me dorë dhe argjinaret.Kavardisni për disa minuta derisa të zbuten.Rregullojini me kripë piper të zi dhe majdanoz të grirë.
Kompozoni pjatën duke vendosur filetot e viçit të alternuara me argjinaret ndërmjet.Spërkatini përseri me piper të zi të bluar në moment dhe majdanoz të grirë.Shtoni dhe pak vaj ulliri sipër.
Sherbejeni te ngrohte.
Ju bvfte mirë 🙂