Fileto salmoni me portokall dhe oriz të kuq
Ju do ta adhuroni këtë recete. E lehtë në kalori dhe shumë shumë e shijshme.
2 fileto salmoni
1 portokalle
1 lugë vaj ulliri
gjysëm thelpi hudhëre
pak trumëz
kripë dhe piper i zi
1 gotë oriz i kuq
Vendosni orizin të ziejë në ujë të bollshëm me kripë për 40 minuta, kullojeni dhe ruajeni mënjanë.
Grini imët lëkurën e portokallit dhe hudhërën shtrydheni dhe portokallin dhe lëngun mbashkojeni me lëkurat e grira hudhrën pak kripë dhe piper të zi. Përzijeni.
Vendosni një tigan me fundë që nuk ngjitë të nxehet dhe shtoni në të filetot e salmonit, piqeni shumë pak nga të dyja anët dhe shuani me marinaturën që bëm me lëngë portokalli. Shtoni dhe gjethet e trumezës. Lëvizeni tiganin para mbrapa që lëngjet të emulsionohen dhe lëreni derisa të fomohet një salcë e hollë.
Shërbejini filetot me salcën e vet, gjethet e trumzës dhe oriz të kuq.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |